Lindi vajzën Doa dhe vazhdon me punën e saj, të cilën e kishte ndërprerë për shkak të shtatzënisë. Këtë vit publiku në Durrës nuk ka pasur rastin të dëgjojë këngët e bukura të Edona Llalloshit, për shkak se këngëtarja kishte ndërprerë aktivitetet e saj për të sjellë në jetë vajzën e parë nga martesa me Gazmendin. Por, tani që vajza ka bërë disa muaj, Edona nuk e ka problem të vazhdojë me punën e saj, derisa për bebin me siguri përkujdeset dikush nga familja e saj apo e bashkëshortit. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë që nuk ngurrojnë të publikojnë fotot e fëmijëve për të vazhduar rrugën e prindërve që një ditë të bëhen të famshëm, këtë gjë nuk e ka praktikuar Edona, e cila vazhdon ta mbajë të fshehur Doan nga publiku. Të njëjtën gjë këngëtarja dëshironte të bënte edhe me shtatzëninë, duke mos dashur të shfaqet me barkun e madh në media, por kur “Panorama plus” zbuloi një foto të saj ku ishte në shoqëri të gruas së Sinan Vllasaliut, ajo u detyrua të realizojë edhe një fotosesion profesional, duke e mbajtur si kujtim nga shtatzënia e parë. Këto ditë ne kemi siguruar disa foto të reja, në të cilat shfaqet Edona duke kënduar në një dasmë, por pas shtatzënisë. Këngëtares i duhet edhe pak kohë që të rikthejë linjat trupore që kishte para se të bëhej nënë.











