Aida (Dyrrah), mbiemri artistik me të cilin ajo preferon të shfaqet në muzikë, ka bërë një udhëtim interesant kësaj here nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt qytetit të saj të lindjes, Durrësit. Ajo ka udhëtuar vetë më parë, ndërsa pak ditë më vonë ka pritur në aeroport të dashurin e saj, Eyal, një djalë nga Izraeli me të cilin është njohur para më shumë se dy vitesh në SHBA, ku ajo jeton atje prej kohësh. Me këtë rast ajo i ka bërë një guidë të dashurit të saj nëpër Shqipëri, ndërsa e ka prezantuar me familjarët dhe miqtë e saj që jetojnë këtu. Duket dhe nga fotot që ndihet shumë e dashuruar me të, ndërsa kthehet në vendlindje pas dy vitesh që ishte prezente për realizimin e klipit të saj më të fundit. Aida do të qëndrojë për pak kohë në Shqipëri, ndërsa po punon të shfaqet me një projekt të ri në muzikë. Para disa vitesh përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian, në një duet me ish-bashkëshortin e saj, Frederik Ndoci.











