Pas ”Dancing”, Seldi Qalliu tregon fizikun e tij, por fsheh të dashurën

Jul 1, 2012 | 12:42

Përveç angazhimeve të shumta që ka me koncerte nëpër vende të ndryshme, këngëtari i njohur Seldi Qalliu ka gjetur kohë edhe për të bërë pak plazh në bregdetin e Vlorës. Rikthimin në skenën muzikore ai e bëri në bashkëpunimin e ri me këngëtaren kosovare të muzikës tallava, Mimoza Shkodra, të cilët publikuan duetin ”Pare, pare”, këngë kjo që është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, në bazë të klikimeve në internet. Gara e kërcimit në ”Dancing” si duket i bëri mirë Seldit pasi është formuar edhe në fizik. Tashmë nuk është thjesht një djalë i ri elegant, por mund të shihet edhe si një seks simbol i gjinisë mashkullore, mashkull që josh shumë femra. Në facebook, Seldi ka publikuar për herë të parë një foto plazhi ku shihet shumë në formë, ndërsa më poshtë ka marrë komente nga më të ndryshmet për pamjen e tij. Por Seldi ka publikuar fotot në të cilat shihet vetëm duke dalë nga uji, e jo së bashku me të dashurën e tij, Dafinën, me të cilën thuhet se po kalojnë disa ditë pushimi në Vlorë. Që nga koha kur mediat rozë filluan të merren me jetën e tij private, Seldi është bërë shumë hermetik dhe asnjëherë nuk shprehet hapur në media lidhur me dashuritë e tij apo dhe aspekte të tjera të jetës së tij jashtë profesionit.

© Panorama.al

Te lidhura