Ishte një nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë së famshme të BB, nëpër rrjetet sociale mblodhi një numër të madh fansash, por brenda një kohe të shkurtër u eliminua dhe vendin ia zuri Arbri, konkurrenti tjetër nga Kosova që u bë më i pëlqyer dhe më i dashur për publikun. Meti Alshiqi, djaloshi i cili ushtron profesionin e modelit në Kosovë, pas daljes nga shtëpia u kthye në vendlindjen e tij dhe mori edhe banoren tjetër Klaudja Veselin, me të cilën realizuan edhe një fotosesion duke dalë nëpër revista edhe me intervista të përbashkëta. Sado që u përfol se ata të dy mund të kenë krijuar një lidhje intime, asnjëri nuk e pranoi, ndërsa Klaudja ka theksuar se nuk është e gatshme të ketë një lidhje me një djalosh kosovar, edhe pse i pëlqen shumë meshkujt e asaj ane. E gjithë koha gjatë qëndrimit brenda si duket Metit i ka sjellë shumë stres dhe kjo është shumë normale për secilin që do të kishte qëndruar brenda. Ne kemi siguruar një foto, në të cilën Meti shihet brenda në një vaskë bashkë me një femër dhe një mashkull duke u relaksuar. Ende nuk kemi mësuar nëse fotoja është realizuar në kuadër të ndonjë seti fotografik për reklamë të ndonjë pije alkoolike, pasi rreth vaskës shihen edhe gota të mbushura, me të cilat Meti dhe shoqëria e tij freskohen gjatë qëndrimit në ujë të nxehtë.











