Pas aludimeve të shumta se moderatorja Arbana Osmani, pasi u shkëput nga Big Brother Vip Albania do të moderonte edicionin e tretë të këtij formati në Kosovë, tashmë i është dhënë fund dyshimeve.
Moderatori i njohur Alaudin Hamiti dhe moderatorja Jonida Vokshi, do të drejtojnë sërish, për herë të tretë krah njëri-tjetrit “Big Brother VIP Kosova”, i cili nis më 18 tetor 2024.
“Jemi shumë të lumtur që do të kthehemi përsëri së bashku për këtë sezon të ri. Kemi krijuar një harmoni të veçantë gjatë dy edicioneve të mëparshme dhe mezi presim të sjellim emocione të reja për audiencën,” tha Hamiti.
Sa i përket opinionistëve, këtë herë do të kemi fytyra të reja. Analisti i njohur Milaim Zeka është konfirmuar si një nga ata, ndërsa emri i opinionistit të dytë ende nuk është bërë publik.
Aludimet për Arbanën nisën pasi shpeshherë moderatorja është parë duke udhëtuar drejt Prishtinës. Vetë ajo ka treguar se ka të bëjë me zgjerimin e biznesit të saj edhe në trevat shqiptare dhe jo me karrierën e saj në televizion.
Prezantuesja e dy sezoneve të “BBV Albania” kohë më parë është pyetur në lidhje me aludimet dhe zërat që po qarkullonin në median rozë se ajo do të prezantojë “BBVK”, Arbana zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al