Pas “Elite”, Zana Krasniqi bëhet modele e agjencisë Wilhelmina Models

Aug 27, 2011 | 13:32

Zana Krasniqit përsëri ka filluar t’i shndërrisë fati, pasi pas suksesit si pjesë e agjensisë “Elite”, Zana ka udhëtuar përsëri drejt Shteteve të Bashkuara ku edhe jeton për momentin, për të punuar për një tjetër agjenci. Është “Wilhelmina Models” që ka zgjedhur bukuroshen kosovare për të punuar dhe për të reklamuar produktet e saj për një kohë më të gjatë, pasi tashmë Zana është vendosur në Manhatan, ku ka selinë kjo agjenci dhe do të vazhdojë punën si modele për një kohë të pacaktuar. Themi se fati është në anën e saj, pasi Zana përveç punës si modele, ka fituar edhe zemrën e një djaloshi për të cilin, siç thuhet, ëndërrojnë shumë femra kosovare. Bukuroshja 22-vjecare përveç modelimit, pëlqen muzikën dhe vallëzimin, ndërsa si ambicie ka që një ditë të bëhet stiliste e modës.

© Panorama.al

Te lidhura