Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka komentuar ngjarjet e fundit në Bukuresht gjatë ndeshjes kualifikuese “Euro 2024”. Ai është shprehur se nuk duhet të ngatërrohet politika me futbollin.
“Njerëzit harrojnë se ne të gjithë jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe? Pse e sjellin politikën në futboll? Futbolli na bashkon, na bën të gjithëve ta shijojmë atë dhe ata shkojnë t’i vendosin ato pankarta, por në fund të ditës njerëzit thonë çfarë të duan, ne nuk mund t’i ndalojmë”, tha Muriqi.
Rikujtojmë që gjatë duelit Rumani-Kosovë, tifozët në “Arena Nacional” filluan të thërrisnin në kor: “Serbia, Serbia”. Përveç kësaj, në tribunën prapa portës ishte vendosur edhe një pankartë me ngjyrat e flamurit serb me shkrimin “Kosova është Serbi”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al