Partnerja e Albi Nakos, balerina Doris është futur në shtëpinë e Big Brother Vip duke i kërkuar koreografit që të dalë nga loja. Por balerini i njohur ka vendosur që të vazhdojë garën.
“Nëse t’i nuk e ndjen veten rehat, ose nuk përshtatesh dot, të merr malli për jashtë, vazhdojmë planet tona jashtë që kishim bërë para se ti të futeshe në shtëpi”, i tha partnerja e tij. Ndësa Albi Nako iu përgjigj: “Tani fillon loja.”
“Nuk e shoh Albin që njoh, ndaj kërkova që të vij këtu për t’i kërkuar që të dalë”, shtoi ajo.
“Kam qenë i sulmuar 2 herë në jetë pa të drejtë për dy batuta, kanë qenë sulme dashakeqëse, më kanë tkurrur si njeri. Ka ndodhur jashtë kësaj, nuk është se nuk e kam menduar. Po e shijoj shumë, e di që nuk jam Albi i vërtetë, por kjo nyje që më ka penguar për mënyrën se si do të ndikonte tek njeriu im i zemrës dhe familja ime”, u shpreh balerini.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al