Partizani, Shkëndijën në UEFA prej UÇK-së

Jul 22, 2011 | 12:08

Ekipi kampion i Serbisë, Partizani i Beogradit, do të kërkojë nga UEFA hetimin e sjelljeve të tifozëve të Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e kthimit që u zhvillua të martën në Shkup. Tek kjo ndeshje, që u fitua nga Partizani 1-0, nuk pati incidente mes tifozëve, pasi në tribuna nuk pati as tifozë serbë, por ekipit serb i kanë penguar transparentet që kanë shpalosur tifozët shqiptarë, e që sipas tyre ishin provokime të rënda dhe kryekëput politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit, Darko Grubor, ka thënë për mediat serbe se nuk di çfarë ka evidentuar delegati i kësaj ndeshjeje, por sipas tij klubi nga Beogradi do të kërkojë nga UEFA hetim të asaj që ka ndodhur në tribuna. Atij dhe klubit u kanë penguar sidomos transparentet gjigante ku shkruhej “UÇK” dhe “Jasharajt janë gjallë”, si dhe flamujt, ai kombëtar dhe ai i Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura