Konservatorët e kancelares Angela Merkel pësuan një tjetër humbje të rëndësishme në zgjedhjet e së dielës, një rezultat që nxiti akoma më shumë opozitën gjermane të kundërshtojë politikat e ashpra europiane të kursimit, të udhëhequra nga Gjermania. Zgjedhjet në landin North Rhine-Uestphalia (NRU), një land perëndimor me popullsi më të madhe se Holanda dhe me ekonomi sa ajo e të gjithë Turqisë, u mbajtën 18 muaj përpara zgjedhjeve nacionale, në të cilat Merkel do të luftojë për mandatin e tretë. Merkel është popullore në Gjermani për mënyrën se si vendi e përballoi krizën që mbuloi të gjithë eurozonën, por mundja e partisë së saj në zgjedhjet e landeve tregon se politikat e ashpra për Europën nuk gjejnë mbështetje.











