TIRANË-Partia Socialiste ka ankimuar ligjin për ngritjen e kompleksit të ri parlamentar, që parasheh shembjen e Piramidës në gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar atë antikushtetues.
Depozitimi i ankesës për ligjin në fjalë është bërë sot nga deputeti socialist taulnat Balla, që në emër të PS-së kërkon marrjen në shqyrtim nga Kushtetuesja të këtij ankimimi.
Ankimimi në Kushtetuese për mos shembjen e Piramidës u hartua nga 33 deputetë të PS-së. Sipas tij, një ligj i tillë bie ndesh me Kushtetutën e vendit, e si i tillë nuk mudn të gjejë zbatim.











