
Gjatë një seance të përjavshme parlamentare ku po flitej për reformën fiskale, deputeti Henri Emmanuelli i drejtoi gishtin e mesit kryeministrit të vendit Francois Fillon i cili ishte i pranishëm në seancë.
Momenti, i regjistruar edhe nga kamerat po qarkullon tashme në shumë agjenci lajmesh dhe në internet.
“Më vjen keq që gjesti im është interpretuar kështu, nuk kisha për qëllim të ofendoja kryeministrin. Kur të kem diçka për t’i thënë zotit Fillon do ja them me anë të fjalëve dhe jo me gjeste”, është shprehur Emmanuelli.
Masat që priten të merren për deputetin, janë privim nga detyra dhe rroga e tij prej 1300 euro, për një javë.
© Panorama.al











