PE: Jemi të kënaqur. Dialogu, të jetë konstant

May 14, 2012 | 17:07

BRUKSEL- Komisioneri Eduard Kukan tha se është inkurajuese që të shohë bashkë në Parlamentin Europian perfaqesuesit e maxhorancës dhe opozitës.

“Është mirë që ne po marrim disa lajme të mira nga Shqipëria. Koha ecën shpejt, zgjedhja e Presidentit po vjen, progres- raporti gjithashtu ndaj duhet ecur me ritëm. Jemi të kënaqur që partitë janë angazhuar në bashkëpunim. Unë jam i kënaqur që situata ka ndryshuar”- tha Kukan.

Kukan u shpreh se atëherë kur këto reforma do të materializohen, atëherë do të ecim përpara. Do të jetë dhurata më e mirë për Shqipërinë ne kete 100 vjetor, tha ai, nëse do të merrni statusin. Komisioneri theksoi se do të ishte i lumtur nëse ky bashkëpunim dhe kjo klimë do të ishte një trend konstant në të ardhmen.

Përfaqësues të moxhorancës dhe opozitës po raportojnë sot në Komisionin e Jashtëm në Parlamentin Evropian në një seancë dëgjimore për ecurinë që ka bërë Shqipëria drejt 12 prioriteve të BE-së.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto bëri një panoramë të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë në muajt e fundit, duke e vënë theksin tek ligjet me tre të pestat, reforma gjyqësore, zgjedhore dhe parlamentare, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimi i të drejtave të fëmijëve dhe minoriteteve, apo marrëdhënit me vendet fqinje.

“Ka patur progres të rëndësishëm. Strategjia e reformës gjyqësore, dhe mekanizmat për ta mbikqyrur atë  janë stabilizuar. Një komision për ndihmën ligjore është duke lehtësuar punën për të forcuar vendimet e gjyqësorit.  Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një prioritet. Përpjekjet janë fokusuar në përmirësimin e ligjeve. Partitë janë afër për të gjetur një marrëveshje për heqjen e imunitetit. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një luftë e hapur. Progres është bërë në koordinim me institucionet në luftën kundër krimit, drogës, edhe me agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit”- tha Haxhinasto.

Ai foli edhe per ligjin e miratuar pak dite me pare ne parlament qe i hap rrugen hetimeve te EULEX mbi akuzat e ngritura nga raportuesi zviceran, Dik Marti lidhur me trafikun e organve.

Përfaqësuesi i opozitës, Ditmir Bushati tha se janë bërë përmirësime, por mbetet ende për të bërë në forcimin e demokracisë në vend dhe plotësimin e 12 prioriteteve. Opozita mbetet e angazhuar, tha Bushati. Ai vuri ne dukje para Komisionit te Jashtem ne PE, se reforma elektorale ende nuk ka perfunduar si dhe Gjykata Kushtetuese vazhdon te jete me 8 anetare nga 9 qe duhet te kete.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu u shpreh se: “Prezenca jonë këtu tregon se ky dialog po vazhdon dhe do të vazhdojë.”

Ajo gjithahstu foli per nje bashkpeunim te mire mes opozites dhe maxhorances, ndersa shtoi se te dyja palet mbeten te angazhuara per ta vazhduar kete bashkepunim.

© Panorama.al

Te lidhura