Para në këmbim të punësimit, pranga mashtruesit

Jun 4, 2011 | 11:08

Mashtronte se do t’i gjente pune e u merrte parate, por eshte zbuluar shpejt.  Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimit të policisë së kryeqytetit, kane vene ne pranga shtetasin Bekim Alla, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zgosht, Librazhd.

Sipas policise, ai u ndalua se dyshohet se më datë 08 shtator të vitit 2010, në Tiranë i ka marrë shtetases me inicialet J.K. shumën prej 2 300 euro, duke e mashtruar se do ta punësonte arsimtare pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Teksa thellohej hetimi doli se i njejti person mashtronte qytetarë, duke u prezantuar si Shef i Krimeve të Rënda apo Shef i Krimit Ekonomik Financiar duke përdorur identitet të rremë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”, nderkohe qe hetimet vijojne per zbardhjen e te tjera rasteve.

© Panorama.al

Te lidhura