Papunësia, rekord i ri në vendet e Eurozonës

Jul 2, 2012 | 13:16

Papunësia shënoi të hënën një rekord të ri në 17 shtete të Eurozonës.  Të dhëat nga Zyra për Statistika e Bashkimit Evropian, EUROSTAT, njoftoi se në muajin maj është ngritur ne 11.1 për qind papunësia e cila në muajin prill kishte qenë 11 për qind.

Shifrat tregojnë se Spanja vazhdon të ketë shifrën më të lartë të papunësisë me 24.6 për qind të popullatës së saj e cila mbetet e papunë. Pason Greqia e zhytur në borxhe.

Në tërësi, sipas EUROSTAT, 17.6 milion njerëz janë të regjistruar të papunë në Eurozonë gjatë muajit maj e që janë 1.8 milionë më shumë se në muajin paraprak.

© Panorama.al

Te lidhura