ATHINE- Kryeministri grek George Papandreu, duke pranuar se vendi ndodhet ne nje moment kritik ka deklaruar se ne kushte te tilla secili duhet te marre pergjegjesite e veta.
Pas takimit me presidentin grek Karolos Papulias, pikerisht per situaten e tensionuar krijuar edhe si shkak i protestes masive, Papandreu kërkoi mirëkuptimin nga liderët e partive të tjera politike në vend.
“Secili të marrë përgjegjësitë e tij. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë ndaj vendit tim” theksoi Papandreu, duke shtuar se vendi do të ecë përpara për të dalë nga kriza.
Më tej kryeministri grek Papandru theksoi se qeveria do të marrë vendimet e duhura për të kapërcyer krizën ekonomike që ka përfshirë vendin.
© Panorama.al











