Papandreu shpall kabinetin e ri, merr besimin e Presidentit

Jun 18, 2011 | 11:35

Kryeministri grek, Jorgo Papandreu shpalli dje në mëngjes formatin e ri të  qeverisë së tij, duke lëvizur edhe ministrin e ngarkuar me reformat financiare,
Jorgo Papakonstantinu. Vendin e tij e mori Evangelos Venizelos, ish-rivali i Papandreut për të marrë kryesinë e Partisë PASOK, dhe që nga viti 2009, ministër i Mbrojtjes në kabinetin e mëparshëm. Ai konsiderohet një person i një linje më të butë reformatore. Pak figura të reja u sollën në qeverinë e re dhe shumica e ministrave ndërruan postet. Venizelos u caktua gjithashtu zv. kryeministër bashkë me Theodoros Pangalos. Papakonstatinu, mori përsipër Ministrinë e Ambientit dhe të Energjisë. Ndërkohë, ish-drejtuesja e këtij dikasteri, Tina Birbili, një figurë jo politike, nuk bën më pjesë në kabinet. Ministrinë e Jashtme, e cila diskutohej fillimisht për ishministrin e Financave, e mori Stavros Lambrinidis, eurodeputet dhe zv.president i Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Europian. Ai zëvendësoi Dimitris Droutsas. Janis Ragousis u lëviz nga Ministria e Brendshme në atë të Transportit. Ish-ministri i Transportit, Dimitris Repas, kaloi në Ministrinë e Reformave Administrative. Ministër i Brendshëm do të jetë Haris Kastandis dhe postin e tij në Ministrinë e Drejtësisë e mori Miltiadis Papajoanou. Ministrinë e Mbrojtjes do ta mbajë zëvendësi i Venizelos, Panos Beglitis. Dy nga figurat më të larta të PASOK- ut, Mikalis Krisokoidis dhe Ana Diamontopoulu, mbeten në pozicionet e tyre të mëparshme. Louka Katseli, ishministri i Punës, i cili shpesh debatonte me ministrin e Financave, nuk bën më pjesë në kabinetin qeveritar. Ai u zëvendësua nga Janis Koutroumanis. Andreas Loverdos mbetet në Ministrinë e Shëndetit. Edhe Kristos Papoutsis mbetet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit. Qeveria e re, me 43 ministra dhe zëvendës, e cila e mori edhe bekimin e presidentit Karolos Papulias, pritet të kalojë një votëbesim të propozuar nga vetë kryeministri Papandreu gjatë ditëve të para të javës së ardhshme, sipas mediave ndërkombëtare. Por mediat greke kanë komentuar se votëbesimi mund të bëhet që nesër, të dielën, pasi në këtë ditë nis punën edhe Samiti i Luksemburgut mbi krizën greke dhe ndihmën e vendeve të Eurozonës. Kryetari i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, shprehu dje në mëngjes mbështetjen për qeverinë e re greke, sapo Papandreu e shpalli formatin e saj në faqen zyrtare.

KABINETI GREK I SHPALLUR DJE

Kryeministër: Jorgo Papandreu
Zv/kryeministër: Theodoros Pangalos, Evangelos Venizelos
I Brendshëm: Haris Kastanidis
Zëvendës: Paris Koukoulopoulos
Financa: Evangelos Venizelos
Alternativ: Filipos Sakinidis
Alternativ: Pantelis Ekonomou
Punët e Jashtme: Stavros Lambrinidis
Alternativ: Mariliza Ksenogianakopoulou
Zëvendës: Dimitris Dollis
Mbrojtja: Panos Beglitis
Zëvendës: Kostas Spiliopoulos
Zhvillmi, Konkurrenca dhe Marina: Mikalis Krisokoidis
Alternativ: Haris Paboukis
Alternativ: Sokratis Ksinidis
Zëvendës: Thanos Moraitis
Reforma e sektorit publik: Dimitris Repas
Zëvendës: Dinos Rovlias
Zëvendës: Pantelis Tzortzakis
Ambientit, Energjia dhe Ndryshimi Klimatik: Jorgo Papakonstantinu
Alternativ: Nikos Sifounakis
Zëvendës: Janis Maniatis
Edukimi, Mësimi dhe Feja: Ana Diamantopoulou

Alternativ: Fofi Genimata
Zëvendës: Evi Kristofilopoulou
Infrastruktura, Transporti e Rrjetet:Janis Ragousis
Zëvendës: Janis Magriotis
Puna dhe Sigurimet sociale: Jorgos Koutroumanis
Zëvendës: Janis Koutsoukos
Shëndeti dhe Solidariteti Social: Andreas Loverdos
Zëvendës: Kristos Aidonis
Zëvendës: Markos Bolaris
Zëvendës: Mikalis Timosidis
Zhvillimi agrikulturor dhe Ushqimi: Kostas Skandalidis
Zëvendës: Janis Drivelegas
Drejtësia: Miltiadis Papajoanou
Zëvendës: Jorgos Petalotis
Mbrojtja Qytetare: Kristos Papoutsis
Zëvendës: Manolis Othonas
Kultura e Turizmi: Pavlos Xheroulanos
Zëvendës: Jorgos Nikitiadis
Zëdhënës i Qeverisë: Elias Mosialos

© Panorama.al

Te lidhura