Papa në Spanjë kritikon papunësinë

Aug 20, 2011 | 11:42

Në kuadër të Ditës botërore të rinisë në Spanjë, dhjetëra-mijëra njerëz i kanë bërë Papës një pritje të përzemërt. Në sheshin “Plaza de Cibeles”, në qendër të Madridit u zhvillua një pritje festive zyrtare për Benediktin XVI. Në aeroport, kreu 84 vjeç i  kishës katolike kishte kritikuar ndër të tjera papunësinë e të rinjve, numrin e madh të të rinjve të varur nga droga dhe intolerancën në rritje ndaj të krishterëve. Vizita katërditore e Papës në Spanjë është e diskutueshme. Një natë më parë, mijëra njerëz kishin dalë nëpër rrugë në shenjë proteste kundër shpenzimeve për aktivitetin e kishës, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend.

© Panorama.al

Te lidhura