Papa Francesku është shprehur se dëshiron të flaës me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse, lidhur me luftën në Ukrainë, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP.
“Kam folur me Patriarkun Kirill vetëm një herë që nga fillimi i luftës, për 40 minuta në Zoom”, tha ai.
Patriarku Kirill, i cili është kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka deklaruar hapur mbështetjen për luftën në Ukrainë dhe ka dhënë bekimin e tij për trupat ruse, duke marrë kritika të shumta nga Perëndimi.
Sipas mediave të huaja, Papa Françesku më herët deklaroi se Vatikani është i përfshirë në një mision paqeje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ka një mision që është duke u zhvilluar tani, por nuk është ende publik. Kur të jetë publik, do ta zbuloj,” u tha ai gazetarëve.
“Unë mendoj se paqja bëhet gjithmonë duke hapur kanale komunikimi. Nuk mund të arrihet kurrë paqe përmes mbylljes… Kjo nuk është e lehtë”, deklaroi ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al