VATIKAN- Papa Benedikti XVI ka deklaruar sot mbështetje per Shqipërinë në rrugëtimin integrues në 100 vjetorin e Pavarësisë. Deklarata eshte bere gjate nje takimi te zhvilluar mes tij dhe kreun te shtetit shqiptar, Bamir Topi, ne kuader te vizites se tij ne Vatikan.
Papa Benedikti ka vleresuar rolin e vendit tone per paqen ne rajon, duke vecuar Shqipërine per shembullin e saj unik për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.
Presidenti Topi nga ana e tij vleresoi rolin e Kishes Katolike dhe shprehu bindjen se Vatikani do jetë në krah të aspiratave të popullit shqiptar.
Nje dite me pare, Presidenti pati një takim me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Imzot Vinçenco Palia dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie të njohur fetare.
Ne kete vizite Topi shoqerohet edhe nga zonja e pare, Teuta Topi.
© Panorama.al











