20 Tetor, 2017

Video/‘’O yll i Fushë Krujës’’, shikoni si Anna Lika e ‘kap mat’ Rozana Radin


Çifti i çuditshëm është komedia e cila do të vihet në skenë në Teatrin Kombëtar , me regji të Inis Gjonit. Në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë aktorët: Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Mehmet Xhelili, Ervin Bejleri, Besmir Bitraku, Rozana Radi e Annais Lika. Anna Lika , pjesë e kastit të aktorëve na ka njohur ditën e sotme me një moment shumë interesant nga puna e tyre.

Ndërsa premiera e shfaqjes do të jetë në 26 tetor, produksioni dhe stafi i aktorëve janë duke përgatitur spotin e komedisë. Dhe pikërisht Anna ka postuar një video në rrjetet sociale, ndërsa është duke filmuar Rozana Radin e cila sapo ka zbritur nga makina dhe po merr diçka në bagazh.’’ Ik, ik thashë,’’- i thotë Rozana , ndërsa mbulon me dorë fytyrën në mënyrë që mos të duket. Përse vallë?

 

© Panoramaplus.al