23 Tetor, 2017

Video/ Soni Malaj feston ditëlindjen, mesazh për fansat nga një vend i pazakontë


 

Këngëtarja Soni Malaj sot ka një arsye më shumë për të festuar, pasi kjo ditë përkon me datën e saj të lindjes.  Ajo ka disa vite që është në skenën shqiptare , duke u paraqitur gjithmonë me prurje dhe produksione interesante.

Soni sot ka mbushur plot 36 vjeç dhe duket e freskët dhe e bukur si gjithnjë, aq sa vitet nuk duken të kenë lënë fare shenjë mbi të. Sigurisht që për këtë formë fizike ndikon edhe palestra , të cilën këngëtarja nuk e braktis kurrë, as ditën e ditëlindjes.

????? #birthdaygirl ?

A post shared by S?N☝? ♏️A??AJ ☀️ (@soni_malaj) on

Në fund të muajit qershor, Soni ka publikuar këngën ‘Loca’ e cila u prit mirë nga fansat e muzikës së saj dhe grumbulloi mbi 1 milionë klikime. Panorama Plus i uron edhe 100 vite këngëtares!

© Panoramaplus.al