Rita Ora këtë fundjavë ka qenë e ftuar në emisionin e Jonathan Ross Show , së bashku me këngëtarin Ed Sheeran. Ata kanë folur për projektet e tyre, por sigurisht nuk kanë lënë mënjanë edhe humorin e mirë, shkatë dhe lojrat e shumta

Por ajo që i ka habitur të ftuarit dhe më shumë se të gjithë këngëtaren shqiptare, ka qenë momenti kur Jonathan ka nxjerrë një shishe me raki rrushi nga Kosova dhe ia ka servirur Ritës.
Moderatori duke qeshur thotë se Ambasada e Kosovës atje na ka sjelle këtë shishe që quhet raki. “Sic duket është një Ambasadë e dehur që vetëm pi”- është shprehur Rita me shaka. Ai u ka mbushur nga një gotë të gjithë të pranishmëve , por Rita ka paralajmëruar të kenë kujdes sepse është shumë e fortë edhe pse sa herë që e pi të duket sikur po e pi për herë të parë.
Këngëtarja shqiptare e pyetur edhe nga Ed Sheeran, ka treguar se ajo shpesh pi me babain e saj raki kosove. Epo, faleminderit Rita, si ambasadore e diplomacisë kulturore që i bën promo produkteve të traditës shqiptare.
© Panoramaplus.al

