Rrugët e Karkivit në Ukrainë u përgjakën pasi një milionere 20-vjeçare u fut me makinë me të kuqe dhe përplasi turmën duke vrarë 6 persona.
Rrugët e Karkivit u përgjakën pasi makina e saj Lexus goditi një VW Touareg dhe mori përpara njerëzit në trotuar.

Truprojat e saj vrapuan për ta mbrojtur nga turma e njerëzve e tërbuar, që teksa e panë se shkaktoi aksidentin tragjik donin ta godisnin. Mes 6 të lënduarve ishte edhe një vajzë e mitur 15-vjeçare. Milionerja shpëtoi pa marr asnjë dëmtim fizik dhe po gjykohet në arrest.

“Dukej si një zonë lufte,” tha një dëshmitar për gazetën ukrainase. Zaitseva është vajza e një multimilioneri të famshëm në vendin e saj.

