Georgina Rodriguez ka reaguar pas spekulimeve që po qarkullonin ditëve të fundit se ajo dhe Cristiano Ronaldo po kalonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Thashethemet që kanë qarkulluar në mediat spanjolle gjatë javëve të fundit, tregojnë se Ronaldo është ‘ ingopur’ me modelen dhe se çifti mund të jetë në prag të ndarjes, shkruan DailyMail.
Sipas TikTokerit spanjoll, Abel Planelles, çifti kohët e fundit patën një debat të fortë përpara se të hipnin në aeroplanin privat të futbollistit.
Përplasja thuhet se ka ndodhur para disa personave të tjerë, ku Rodriguez nuk ka folur me asnjë në aeroplan, përpara se të mos komunikonte me Ronaldon gjatë udhëtimit.

Dhe kjo deklaratë vetëm sa shtoi thashethemet se dyshja janë në prag të ndarjes. Mirëpo, Georgina i ka mohuar kategorikisht këto thashetheme me një postim në InstaStory.
Ajo ka shpërndarë një fotografi nga qielli gjatë natës, me tekstin e këngës “If I Die”, të Romeo Santos, një këngëtar amerikan.
“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, thuhej në një prej vargjeve që ajo kishte publikuar për ndjekësit, duke hedhur kështu poshtë të gjitha spekulimet.


