9 Shtator, 2020

“U kemi borxh karrierën”- Lamtumirë Kardashians! Seriali më i famshëm në botë merr fund pas 14 vitesh: Ishte vendim i vështirë por …


Reality show i famshëm “Keeping up with the Kardashians” ka mbaruar.

Lajmi u dha vetë nga Kim Kardashian me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me trishtim iu them se kemi marrë vendimin e vështirë si familje për ti thënë lamtumirë Keeping Up With The Kardashians,”- shkroi ajo në një postim në Twitter.

Shfaqja zgjati për 14 vite dhe bëri të famshëm në të gjithë botën 39-vjeçaren, vëllain dhe motrat e saj, prindërit, partnerët si edhe fëmijët e tyre.

Sezoni i fundit, i 21-ti, do të transmetohet në fillim të vitit 2021.

Duke falënderuar mijëra njerëz dhe biznese që u përfshinë në program, Kim Kardashim shtoi: “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që më kanë ndjekur dhe mbështetur mua dhe familjen time përgjatë këtyre 14 viteve të pabesueshme.”

Më pas vazhdoi: “Kjo shfaqje na bëri këta që jemi sot dhe unë do t’i jem gjithnjë në borxh secilit prej jush që luajti rol në formimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë.”

Pasi Kim Kardashian bëri publik lajmin, motra e saj Khloe Kardashian shkroi në Twitter: “Shumë emocione sot. Ndryshimi është i vështirë por ndonjëherë i nevojshëm.”

Shumica e anëtarëve të familjes ishin të panjohur në publik ku shfaqja filloi në vitin 2007.

Kim Kardashian në atë periudhë ishte shfaqur në disa episode të serialit të mikes së saj Paris Hilton. Ndërsa babai i saj avokat, Rober Kardashian ishte i njohur për mbrojtjen e OJ Simpson në gjyqin e tij famëkeq.

Robert Kardashian vdiq në vitin 2003.

Në fillim shfaqja u fokusua në jetën e Kim Kardashian dhe motrave të saj Kourtney dhe Khloe, si edhe tek partnerët e tyre, përfshirë ish të dashurin e Kourtney, Scott Disick, ish-burrin e Kim, Kris Humphries dhe ish-burrin e Khloe, Lamar Odom.

Më pas iu bashkuan, nëna e saj Kris Jenner dhe ish-bashkëshorti Caitlyn Jenner, si edhe dy motrat e vogla nga ana e mamasë, Kylie dhe Kendall Jenner.

Pavarësisht kritikave, shfaqja ka qenë ndër më të suksesshmet në televizionin E! News.

Që nga ajo kohë 39 vjeçarja është bërë një nga gratë më të famshme në botë, me qindra miliona ndjekës të mediave sociale dhe me një biznes të suksesshëm kozmetike.

Ajo u martua me reperin Kanye West në vitin 2014, me të cilin ka katër fëmijë dhe një pasuri të përbashkët me vlerë me më shumë se një miliard dollarë.

Kendall dhe Kylie Jenner ishin fëmijë kur filloi shfaqja për herë të parë në vitin 2007. Por  tashmë janë kthyer në yje botërore.

Vetëm në moshën 24 dhe 23 vjeç, janë ndër ndikuesit më të rëndësishëm në botë.

Në vitin 2019, Kylie Jenner u emërua nga revista Forbes si miliarderja më e vogël në botë që e ngriti vetë pasurisë e saj falë biznesit të njohur të kozmetikës.

Por në maj, revista akuzoi familjen e saj për “fryrje” të vlerës së biznesit të saj dhe e hoqi nga lista ee miliarderëve.

Ndërsa Kendall Jenner është një nga supermodelet më të suksesshme në botë.

/Panoramaplus.al

 


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al