3 Mars, 2025

Tërmeti trondit Los Angeles pak çaste pas Oscars, fansat të pakënaqur nga ndarja e çmimeve, shpërthejnë në rrjetet sociale: Edhe toka është çmendur sonte


Një tërmet tronditi Los Angeles vetëm disa orë pasi yjet e Hollivudit u larguan nga ceremonia e Oscars.

Sipas Daily Mail, lëkundjet me magnitudë 3.9 u raportuan në orën 22:13, me qendër në North Hollywood, sipas NBC Los Angeles.

Dridhja u raportua në luginën e San Fernando, Torrance, Redondo Beach, Glendale, Pasadena dhe pjesë të tjera të Los Anxhelosit.

Tërmeti erdhi vetëm disa orë pasi të famshmit u larguan nga Teatri Dolby në Hollywood, pas ndarjes së çmimeve të Oscar .

Kaq u desh që përdoruesit e X, të pakënaqur nga ndarja e çmimeve Oscar të komentoni n se dridhja ishte një ndëshkim për shfaqjen.

“Sapo ndjeva një tërmet. Edhe Toka është e çmendur prej Oscars” shkroi një përdorues.

Një tjetër komentoi se toka po përpiqej të hakmerrej për Demi Moore e cila fitoi sipas tij, në menyrë të pa merituar një Oscar për interpremtimin në filmin “The Supstance”.

Shkundja që sapo ndjeve ishte se ata ende po përpiqeshin të luanin Adrian Brody,” shkroi ai.

© Panoramaplus.al