15 Maj, 2023

‘Telenovela’ Ikard-Uanda vazhdon, bukuroshja argjentinase konfirmon dhe njëherë ndarjen nga futbollisti


Duket se telenovela midis Mauro Ikardit dhe Uanda Narës nuk ka fund, me çiftin që duket se dhe njëherë i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Collage Maker-14-May-2023-05-51-PM-8712

Lajmin e ka konfirmuar vetë bukuroshja argjentinase, e cila gjatë një video live në Instagramin e saj ka thënë: “Po, mund ta konfirmoj, jemi të ndarë”.

Ky lajm ka shtangur të gjithë ndjekësit e saj, teksa reagimi i futbollistit të Gallatasarajit nuk mungoi.

Me qanë të një postimi në rrjetet sociale, Ikardi shkruan: “Telenovela ime turke apo argjentinase”, e shoqëruar me dy zemra të kuqe.

 Ky lajm vjen pak ditë pasi u konfirmua se Mauro Ikardi ishte shkaku i ndarjes së Uanda Narës nga këngëtari L-Gante.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???ℝ? ?ℂ?ℝ?? (@mauroicardi)

© Panoramaplus.al