22 Tetor, 2017

Të gjitha vajzat ‘vdesin’ për Ledri Vulën , por kjo këngëtare na habiti


Ai është një reper që femrat shqiptare e adhurojnë, jo vetëm për pamjen e jashtme, por edhe për talentin.

Ledri Vula ka pasur shumë histori dashurie me femrat e showbiz-it si Dua Lipa, Dafina Zeqiri, Tuna, etj.

Listës së kolegeve që e vlerësojnë dhe cilësojnë reperin si mashkullin më të bukur të showbizit i shohet edhe një këngëtare dhe ajo është as më pak e as më shumë se Fifi. Në programin “Mos i fol shoferit”, të Rudina Dembacajt Fifi ka thënë se sipas saj Ledri është mashkulli më i bukur në Kosovë e Shqipëri.

© Panoramaplus.al