Këngëtarja Miriam Cani ka qenë sot e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj familjare, raporti me Albanin dhe prindërimi , kujdesi që ata tregojnë për vajzën e tyre Ameli.

Miriami ka njoftuar se në 15 nëntor do sjellë projektin e ri muzikor, kënga do të jetë një bashkëpunim me bashkëshortin Albanin.
Kënga do të mbajë titullin “Meteor” dhe do të ketë një videoklip shoqërues, regjisore e të cilit do të jetë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Prej disa kohësh Ajola Xoxa ka qëndruar larg shfaqjeve në publik, ndërsa tashmë ajo vjen për herë të parë si regjisore.
© Panoramaplus.al
