5 Maj, 2023

Si përfundoi Sofia Zook nga kampione tenisi në një përdoruese e “OnlyFans”


Është pak po e sigurt që 2015 ishte viti i Sofia Zook, pasi ishte vetëm 15 vjeçe kur tenistja ruse arriti në finalen e Wimbledon Juniors , duke mposhtur 7-5, 6-4 Ana Blinkova mundje kjo që i dha titullin në turneun më prestigjioz të tenisit në botë.

E gjithë bota e tenisit kishte filluar ta krahasonte atë me Maria Sharapovën , por të gjitha u përgënjeshtruan shpejt dhe shkëlqimi i saj filloj të venitej pasi në  vitin 2018, Sofia arriti në vendin e 116-të në renditjen botërore duke mos  fituar asnjë  titull WTA në karrierën e saj.

Në karrierën e saj ajo pati 123 fitore dhe 66 humbje dhe fitoi gati 400,000 dollarë. Sot ajo është 23 vjeç dhe e ka lënë tenisin që nga viti 2020.

Ajo  luante me grekët Valentini Grammatikopoulou dhe Despina Papamichail, por edhe me shumë emra të mëdhenj që aktualisht bëjnë më pjesë në tenis.

Ajo u detyrua të largohej për shkak të lëndimeve por deklaroi se një ditë do të kthehet.

Sigurisht, këtë e ka thënë shumë kohë më parë. Tani Sofia është ylli i madh i “OnlyFans”. Shumë fansa ia kërkuan asaj hapjen e një rrjeti të till  dhe një gjë e tillë u realizua.

“Shumë prej jush më kanë kërkuar këtë dhe ka ardhur momenti. Nuk do të ketë përmbajtje nudo kështu që mos e prisni, por do të ketë… përmbajtje interesante”, ka shkruar ajo kur ka hapur një llogari në Only Fans.

Ish-tenistja numëron 131 mijë ndjekës në Instagram dhe ka gjithashtu një shikueshmëri të madhe edhe në Tik Tok.

© Panoramaplus.al