Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra hodhën të premten në darkë hapin zyrtar të lidhjes së tyre, me një ceremoni private fejese që organizuar në Zvicër, vendin ku jeton këngëtarja.
Pas fotove në plazh afër njëri-tjetrit, çifti i këngëtarëve kanë vendosur të fejohen, për të nisur pas kësaj bashkëjetesën në Zvicër.
Lajmin e fejesës së këngëtarit e dha për mediat e Kosovës menaxheri i Seldit, Avni Selimi. “Mimoza e Seldi do të fejohen sonte. Fejesa do të bëhet në Zvicër me një festë private me rrethin e ngushtë familjar”, mësohet të jetë shprehur Selimi gjatë ditës së djeshme. Për këngëtarin dhe ishlojtarin e “Big Brother”, kjo është fejesa e dytë pas asaj me Dafina Zekën.
30-vjeçari po përgatitet të organizojë edhe ceremoni dasme VIP me këngëtaren 2 vite më të madhe në moshë, Mimoza Shkodrën, por sipas burimeve të çiftit këtë hap do ta hedhin pas bashkëjetesës.
Pas thashethemeve për një histori të re rozë në botën e showbiz-it mes dy këngëtarëve, ishte vetë Seldi ai që ndau i pari me miqtë fotot çift nga Zvicra, duke konfirmuar kështu lidhjen mes tyre.
Nuk vonoi shumë ditë dhe vetë Seldi dëshmoi se marrëdhënia e tyre ishte serioze pasi u fotografuan me familjarët e njëri-tjetrit, pikërisht me motrën e Mimozës dhe partnerin e saj.
SI LINDI HISTORIA E DASHURISË SË SELDIT ME MIMOZËN
Po si lindi historia e dashurisë së Seldit me këngëtaren e hit-it “Ndarja”? Kjo lidhje bëhet publike dy vite pas ndarjes së këngëtarit nga e fejuara e parë që jeton në Suedi, Dafina Zeka. Lidhja e tij me Mimozën lindi nga miqësia si kolegë pesë vite më parë, kur ata bashkëpunuan për duetin “Pare, pare”.
Në atë kohë këngëtari dhe ish-lojtari i “Big Brother”, Seldi, ishte i fejuar me vajzën e gazetarit të njohur nga Kosova, Milaim Zeka, fejesë që zgjati jo pak, por pesë vite. Ajo ishte marrëdhënie në distancë pasi Dafina jeton në Suedi, dhe shpesh ajo udhëtonte në Tiranë për të takuar të fejuarin. Thuhet se koncertet e përbashkëta me Mimozën, bënë që Seldi të afrohej me të shumë, duke u larguar kështu nga Dafina.
Nuk dihet saktë nëse kjo lidhje e re ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies me ish-të fejuarën. Me Mimozën ai është parë dhe fotografuar shpesh që nga viti 2012 kur ata realizuan klipin “Pare,pare”, klip që u dha mundësinë të merrnin shpesh ftesa çift për koncerte.
Mimoza Shkodra është këngëtarja nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Zvicër, dhe që përflitet për pasurinë e saj. Ajo u bë e famshme për këngët “Ndarja”, “Burrat nuk janë si ti” dhe “Pare, pare”, pikërisht dueti i para pesë viteve me Seldin. Flitet se ngaqë është një nga këngëtaret më të kërkuara për koncerte në diasporë, ka arritur të vendosë pasuri të konsiderueshme nga muzika.
Ndërkaq, ajo ushtron dhe një profesion tjetër që i jep fitime, atë të laborantes dentare. Sa i takon jetës private, ajo është nga të paktat artiste që ka e ka ruajtur me fanatizëm. Ajo është përfolur vetëm një herë para disa vitesh për një lidhje me këngëtarin nga Prishtina, Art Abazi, lidhje që nuk u konfirmua, po as u mohua nga çifti./Panorama/
© Panoramaplus.al
