29 Mars, 2025

Sara Gjordeni vesh hijab dhe martohet në xhami me Bardhin! Këngëtari: Prisja me padurim që nikahu im të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit


Për së dyti herë, Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan, por kësaj here sipas zakoneve myslimanë.

martesa-sipas-zakoneve-islame-sara-gjordeni-bardhi-770x433

Çifti, të cilët janë dhe prindi i vajzës së tyre Nea, kanë ndarë foto nga martesa e tyre, teksa kanë shkruar dhe fjalë të ëmbla për njëri-tjetrin.

E veshur me hijab të bardhë, Sara shkruan se nuk është konvertuar në fenë islame por është martuar sipas zakoneve të partnerit të zemrës.

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij, me dashurinë e zemrës sime prej grifshe”, shkruan Sara në Instagram.

1-11

Po kështu, Sara ka ndarë dhe një foto të tyre në story, ku shkruan në anglisht: “Do të martohesha me ty përsëri, përsëri, përsëri dhe përsëri”.

Një dedikim më të gjatë dhe më të ëmbël ka bërë Bardhi, i cili shrkuan se priste me padurimin kurorëzimin e tij me Sarën në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte.

Ai falenderon gruan e tij për pritjen prej 1 viti dhe që u përshtat me zakonet islame.

“Unë po prisja me padurim që kurorëzimi (nikahu) im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte (E Xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit 1 vit. Faleminderit saragjordeni që pate durim 1 vit për këtë ditë të shenjtë për ne të dy, edhe që për ditën e sotme u përshtate zakoneve të fesë islame, e veç dua të të them që shumë të ka hije!”, shkruan Bardhi në Instagramin e tij, krahas fotove si çift.

2-1

sara-gjordeni-bardhi-martohenmartohen-bardhi-dhe-sara-gjordenisara-gjordeni-me-hijabsara-gjordeni-bardhi

Në dhjetor të vitit të kaluar, çifti u bë prind i vajzës së tyre Nea, teksa në nëntor ata celebruan dashurinë e tyre.

Modeli dhe këngëtarja u njohën në një emision, nga ku nisën dhe shkëndijat e tyre të dashurisë, për të vijuar më pas si çift e jashtë garës.

sara-gjordeni-bardhi-idrizi

Sara Gjordeni ka qenë shpesh herë aktive në rrjete sociale lidhur me shtatzëninë e saj e jo vetëm, teksa një herë i ka dedikuar një shkrim emocionues:

 “Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?

Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!

Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, shkruajti asokohe Sara.

© Panoramaplus.al