Mesa duket ky vit ka qenë me të vërtetë një vit super i bujshëm sa i takon dasmave VIP. Nëse të gjithë menduat se me dasmën e Labit dhe Qëndresës u mbyll saga e dasmave VIP, atëherë e keni shumë gabim.

Leonora Jakupi është ndër këngëtaret që kurrë nuk ka folur për jetën e saj private, duke mbajtur një profil të ulët publik për këtë , por ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin “Mirage” këngëtarja më në fund ka zbuluar disa detaje mjaft interesante sa i përket jetës private.

E pyetur nga moderatori se kur do të vishej nuse, Leonora është përgjigjur: “Nuk e di ndoshta së shpejti, por dasmat tradicionale nuk i kam shumë qejf dhe nuk e di se çfarë do të bëj.’’-ka përfunduar ajo.
© Panoramaplus.al
