5 Maj, 2023

Sa mundësi ka që një grua të jetë seksualisht aktive në menopauzë, faktorët që e ndikojnë


 

Sa ka gjasa që një grua të mbetet seksualisht aktive në menopauzë dhe cilët janë faktorët kritikë që ndikojnë në jetën e saj seksuale?

Shoqëria dhe shëndeti i mirë fizik janë faktorë kyç në ruajtjen e aktivitetit seksual te gratë pas menopauzës.

menopauze

 

Ky ishte përfundimi i arritur nga studiuesit e Universitetit Sussex në një studim të botuar në Menopause.

Ata hulumtuan përgjigjet e pyetësorëve mbi aktivitetin seksual të plotësuar nga 24.305 gra.

Studiuesit zbuluan se 65% e grave kishin një partner dhe 22.5% prej tyre ishin seksualisht aktive.

Sipas të dhënave, rezultoi se mungesa e aktivitetit seksual ishte kryesisht për shkak të mungesës së një partneri.

Aktiviteti seksual u ndikua nga:

-sëmundjet shëndetësore ose mosfunksionimi seksual përkatësisht me 27% dhe 13.5%.

-nga shëndeti fizik i grave ose simptomat e lidhura me menopauzën përkatësisht me 18% deri në 12.5%

-nga ilaçet me recetë 7%

-nga epsh i ulët tek femrat ose partneri i tyre përkatësisht me 16% dhe 7%

-nga problemet në marrëdhënie 10.5%

-dhe plakja 9%

© Panoramaplus.al