22 Tetor, 2017

‘Përplasje‘ mes Ermal Mamaqit dhe Rashel Kolanecit , si qëndron e vërteta e largimit nga ‘Xing’


Largimi i Rashelit nga emisioni “Xing me Ermalin”  u komentua gjerësisht në media, teksa u hodhën ide të ndryshme mbi largimin e saj nga emisioni.

Ermal Mamqi që në nisje të emisionit të shtunën mbrëma ka dhënë një deklaratë për këtë largim duke thënë:

Është larguar Rasheli, arsyeja pse njerëzit shikonin “Xing me Ermalin”. Na mungon Rasheli prej dy javësh. Rasheli, si çdo studente tjetër ka disa prioritete në jetë.

Ne i mirëpritëm prioritetet e saj dhe e lamë të shkojë për të ardhur sërish më e ditur, me e mençur me e universiteterur… Faleminderit për gjithçka Rashel’,- përfundoi  Mamaqi gjatë emisionit.

Ndërsa Rashel  një ditë më parë e ftuar në emisionin Pop Culture duket se ka rrëfyer arsye të tjera që e çuan në marrjen e këtij vendimi:

U mblodhën disa argumente dhe si përfundim unë gjykova që nuk mund të bëja një kompromis në një vend ku nuk merret parasysh as forma dhe as mënyra e të bërit të gjërave, as përmbajtja e një emisioni. Unë bëra zgjedhjen time vendosa të mos vazhdoja më aty. Unë personalisht kam pasur goxha debate si me skenaristët, me regjisorin, qoftë edhe me Ermalin. Nuk ma lejonin atë lirinë që unë doja të shprehesha ashtu siç unë di”, tregon ajo.

Sikundër e shikoni edhe nga reagimet e të dyve , shkaqet e largimit shpjegohen në mënyra të ndryshme. Cili mund të ketë të drejtë vallë?

 

 

© Panoramaplus.al