5 Maj, 2023

“Pasi i fola mendoja se tani duhet të fejohesha”- Maja rrëfen historinë e saj të dashurisë në kohën e gjimnazit


Marr shkak nga propozimi i famshëm i Luiz Ejllit po trajtohej tema  për ndjenjën e dashurisë dhe propozimet e vjetra apo thënë ndryshe të brezit më të vjetër ku si asnjëherë më parë dëgjuam një rrëfim mjaftë të këndshëm nga Maja.

E ftuar në emisionin “Ftes në 5”, këngëtarja e mirënjohur Maja ka rikujtuar një nga ‘historitë’ e saj të dashurisë në kohën e gjimnazit.

Maja mes së qeshurave ka treguar se nuk mundi ti fliste kurrë djalit në fjalë pasi kishte turp, ajo tha se një herë që e shikuan teksa e takoi rastësisht kishte frikë që do e fejonin dhe nuk do të shkonte në shkollë të lartë.

Pjesë nga intervista:

“Do te them një ‘love story’ por jo e vërtetë vetëm kështu shpirtërore, në shkollën e mesme dashurohem unë me një djalë dhe ai me mua gjithashtu, por nuk ishim në një klasë ai ishte në një klasë më lart se unë tani ky merrte një libër timin më shkruante emrin apo mbiemrin tek faqet e librit dhe librat përfundonin tek unë , ndonjë shikim ai shoqërohej me një kushërini tim dhe vinte flinte nga shtëpia e tij vetëm që të kalonte nga shtëpia ime unë kaloja nga shkallët ku ai kalonte (detaje interesante) një ditë e takova rastësisht tek oborri i një shtëpie tjetër dhe më pa një vajzë nga dritarja dhe tani unë mendoja se duhet te fejohesha sepse me kishin par që po i flisja, a e dini unë edhe kur shikoja në tokë ato vrimat që kisha bërë më çadër nga sikleti më kujtohej dhe ishin çaste dashurie. E pra sot këto ndjenja dhe momente nuk ekzistojnë më.”- tha Maja

© Panoramaplus.al