Luiz Ejlli i është drejtuar ka shkuar përgjatë ditës së djeshme në qendrën e votimit në Shkodër.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka treguar se po voton për të ushtruar të drejtën e tij si qytetar dhe se nuk është aspak i përfshirë politikisht.
“Erdha në Shkodër që të ushtroj të drejtën time si qytetar, për të votuar. Nuk jam i përfshirë politikisht dhe nuk mendoj të përfshihem. Unë vlerësoj personin dhe nuk merrem me politikë, nëse personi është i mirë për mua është në rregull”- u shpreh ai.
I pyetur nëse këngëtari e mendon t’i futet politikës ai u përgjigj:
“Do e diskutoj me Ramën këtë punë”.


