22 Qershor, 2022

Pas ribashkimit të Donaldit me Borën, Beatrix shfaqet e lumtur duke festuar (VIDEO)


Mbrëmjen e djeshme, mamaja e Beatrix Ramosaj, Antigona ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të.

Ramosaj kishte zgjedhur që këtë përvjetor të rëndësishëm ta festonte duke organizuar një festë të madhe. Muzikë, argëtim dhe personazhe të njohur ishin disa nga detajet kryesore të festës. Përveç motrës së saj Albërie Hatërgjonaj, ftesë për të qenë e pranishme kishte marrë edhe këngëtarja Soni Malaj, Valbona Mema dhe Monika Lubonja. Por vëmendjen kryesore, edhe këtë herë e mori Beatrix, e cila dukej se po e shijonte shumë atmosferën. Në videot e shumta të postuar nga vetë këngëtarja dhe të pranishëm në festë, duket Trixa e veshur me një kostum të gjerë bezh, të cilin e kishte thyer me një palë sutjena të zeza.

Ish-banorja e Big Brother Vip, po këndonte dhe po kërcente teksa tezja e saj, Albëria i dedikonte këngë.

Ju kujtojmë që pas daljes së saj nga Big Brother Vip, dhe pas ndarjes nga Donald Veshaj, Trixa ka qëndruar shumë e zbrapsur nga vëmendja e mediave. Mirëpo tani duket se këngëtarja e ka kaluar këtë situatë dhe po i jep mundësinë vetes të argëtohet në maksimum.

Kur Donaldi thoshte se nuk do të tallej kurrë me Trixën - GazetaBlic

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al