Channing Tatum duket se ka nisur një romancë me modelen Inka Williams , vetëm disa muaj pas ndarjes së tij nga Zoe Kravitz në tetor 2024.

Të dy u panë së fundmi duke dalë nga festa e CAA në Los Angeles t. Teksa kanë dalë nga dhoma e ndenjes, ata nuk kanë ngurruar të përqafohen në publik teksa ecnin, duke konfirmuar kështu thashethemet që flasin për një romancë të re.

Një person i afërt me aktorin ka folur për People dhe ka thënë se partnerja e re e bën shumë të lumtur. “Channing është mirë. Inca e bën atë të lumtur,” tha ai.

Sipas të njëjtit burim, ylli 44-vjeçar është në një lidhje serioze me 25-vjeçaren.
“Ata janë takuar përmes miqve të përbashkët. Ajo është e mrekullueshme”, tha i njëjti person, teksa komentoi diferencën 19-vjeçare në moshë që ndan çiftin .
“Ajo ka jetën e saj”, tha ai për modelen, duke shtuar: “Ajo është e re, por duket më e vjetër”.
Channing Tatum thuhet se është kthyer në Los Angeles pas xhirimeve të filmit të tij të ri në Karolinën e Veriut. Në të njëjtën kohë, ai kalon shumë kohë me vajzën e tij 11-vjeçare, Everly, të cilën e ka me ish-bashkëshorten, Jenna Dewan.
Megjithatë, aktori nuk e ka lënë plotësisht pas të kaluarën e tij, pasi ai dhe Zoe Kravitz, e cila i dha fund fejesës vjeshtën e kaluar, pritet të punojnë sërish bashkë profesionalisht, pas bashkëpunimit të tyre në filmin “Blink Twice”. “Ai do të ribashkohet me Zoe këtë pranverë për një projekt të ri filmik”, tha i njëjti person për People. “Nuk do të jetë e vështirë, ata u ndanë me mirëkuptim.”
Zoe Kravitz gjithashtu duket se ka hapur një faqe në jetën e saj personale, pasi ajo u pa s me aktorin Noah Centineo, i njohur nga The Recruit, sipas një video të siguruar nga TMZ.
Edhe pse natyra e lidhjes së tyre mbetet e panjohur, ajo dhe aktori 28-vjeçar janë parë duke dalë nga një restorant në Los Angeles. Ndonëse mes tyre nuk kishte shenja dashurie, ata dukeshin se po kalonin mirë.
Zoe Kravitz dhe Channing Tatum u lidhën në në gusht 2021.Fejesa e tyre u bë e njohur në tetor 2023, kur aktorja u shfaq në publik me unazë.
© Panoramaplus.al
