20 Tetor, 2017

Pas largimit nga ‘Dance with me’, Fiori Dardha jep lajmin e gëzueshëm


Të gjithë menduam se moderatorja e njohur e ekraneve shqiptare do të ishte në pritje të ëmbël pas publikimit të kësaj fotoje.

Por në fakt pritja e ëmbël do të jetë për motrën e saj. Lajmin e bukur e të bërit teze Fiori Dardha e ka dhënë nëpërmjet publikimit të një vizatimi të birit të saj.

Një vizatim me shtëpi, diell, pemë e njerëz, ku dikush ka ne vete dhe një bebe.

“Në këtë vizatim të Abelit ka një lajm shumë të bukur!”, shkruar moderatorja e “Ora News” Fiori Dardha. Ndërkohë që vetë Fiori e ka zbuluar faktin e të bërit teze pikërisht në komentet që ka marrë pas lajmit.

Së fundmi Fiori u bë protagoniste pas pjesëmarrjes së saj në një spektakël kërcimi “Dance with me”, ku pas debateve dhe përplasjeve me Robert Aliajn ajo e la në mes spektaklin.

© Panoramaplus.al