Partnerja e të ndjerit Liam Payne, Kate Cassidy, ka mbushur 25 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes së saj ajo ka postuar disa foto në Instagram ku mes tyre shihen edhe disa imazhe me këngëtarin të cilat influencerja nuk i kishte publikuar më parë.

Cassidy duket se po kalon një periudhë të vështirë që nga vdekja tragjike e yllit të One Direction, teksa në një deklaratë të sajën ajo ka pohuar se akoma nuk e ka pranuar se ai nuk është më.

Influencerja nuk e ka harruar të dashurin e saj as për ditëlindje, dhe në postimin e publikuar ajo i ka bërë një dedikim vetes dhe atij teksa shkruan: “Mirënjohëse edhe për një vit dhe duke reflektuar për bukurinë e 25. Është një kapitull që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Për shëndetin e 26…”.

Kujtojmë që këngëtari humbi jetën kur u rrëzua nga ballkoni i hotelit në tetor 2024, në Argjentinë.

Nga hetimi i policisë u zbulua se Liam Payne kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe droge. Partnerja e tij kishte udhëtuar me të në Buenos Aires disa javë para vdekjes së tij, megjithatë, Liam Payne thuhet se pati një krizë psikologjike kur ajo u largua. Çifti e kishte nisur lidhjen e tyre në vitin 2022, ndërsa bënin plane për martesë.



© Panoramaplus.al

