Aktorja e njohur Olta Gixhari gjithmonë ka rënë në sy për natyrën e saj provokuese dhe protagonizmin në daljet e saj publike në media. Ndryshe nga herët e tjera kur mund të postojë detaje nga jeta personale apo puna në teatër, Olta na ka njohur me një padrejtësi që i është bërë. Ajo, domethënë makina e saj është gjobitur nga Policia Bashkiake.

‘‘Kjo eshte policia e bashkisë Te ve gjobe edhe kur paguan me sms! Faleminderit ’’ ka shkruar Olta në Facebook.
Në publikimin e saj duket fotoja që tregon mesazhet se Olta ka paguar biletën për vend parkim në mënyrë elektronike, por pavarësisht kësaj ajo është gjobitur./Panorama Plus/
© Panoramaplus.al

