8 Mars, 2025

Njohja me partnerin dhe marrëdhënia me të, rrëfehet Lady Gaga: Nuk mund ta imagjinoj jetën time me dikë tjetër, ai…


Këngëtarja shumë e njohur Lady Gaga, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Michael Polanski, teksa shpjeguar se nuk la vend për keqinterpretime në lidhje me qëllimet e saj kur e takoi atë për herë të parë.

38-vjeçarja, e cila u fejua me Polanski në vitin 2024, zbuloi se që në takimin e tyre të parë e kishte të qartë se çfarë donte.

Në një intervistë për Good Morning America, Lady Gaga përshkroi se si e ngriti temën e martesës dhe fëmijëve që në fillim.

Doja martesën dhe fëmijët më shumë se çdo gjë tjetër. Michael fluturoi për në Las Vegas për të më parë në shfaqjen time, dhe prej atje ne do të kishim takimin tonë të parë. Para se të uleshim, i thashë: A do martesë dhe fëmijë? Dhe ai u përgjigj: “Po, dua”.

Ndër të tjera Lady Gaga nuk fshehu emocionet e saj për marrëdhënien me partnerin teksa u shpreh:

Ai do gjithçka tek unë. Mësoj shumë prej tij. Ai është kaq mbështetës. Ai ka një zemër tepër të sjellshme. Ai është shoku im më i mirë. Të kesh një marrëdhënie me mikun tënd më të mirë është një bekim i madh. Sinqerisht, nuk mund ta imagjinoj jetën time me dikë tjetër”.

“Ne bëjmë shumë bashkë. Ai më përfshin edhe mua në botën e tij profesionale ”, tha këngëtarja teksa shtoi: “Ai është shumë kreativ, luan kitarë, është një muzikant i mrekullueshëm vetë. Marrëdhënia jonë ka një element të fortë krijimtarie.

Mirëpo, për përgatitjet e dasmës së tyre, Lady Gaga nuk ka treguar asnjë detaj dhe thjesht ka thënë me shaka: “Po ecim përpara, po ecim përpara”.

© Panoramaplus.al