Reperja amerikane Doechii pritet të nderohet me çmimin kryesor “Gruaja e Vitit 2025” në eventin vjetor Billboard Women in Music.

Këngëtarja dhe tekst shkruesja karizmatike, e cila në vitin 2023 u nderua në të njëjtin event me çmimin “Rising Star”, do të shkruajë historinë si artistja e tretë që fiton të dy çmimet, duke ndjekur gjurmët e Lady Gaga dhe Ariana Grande.
Ceremonia do të zhvillohet të shtunën, më 29 mars në Teatrin YouTube në Hollywood Park në Los Angeles, me aktoren Laverne Cox si prezantuese.
View this post on Instagram
“Pasi u emërua një Yll në ngritje 2023, Doechii shpejt fitoi njohje në industrinë e muzikës për krijimtarinë e saj të guximshme dhe talentin mbresëlënës”, tha drejtoresha editoriale e Billboard, Hannah Karp.
Vlen të theksohet se Doechii është reperi i dytë që merr këtë çmim të rëndësishëm, i cili u jepet artisteve femra më me ndikim dhe inovativ, pas Cardi B, e cila e fitoi çmimin në vitin 2020.
Në listën e fituesve të mëparshëm janë Karol G, SZA, Olivia Rodrigo, Cardi B, Billie Eilish, Ariana Lamezdy Gamezna, Tajmina, Ariana Lamezloor Gadigaon,
© Panoramaplus.al
