20 Tetor, 2017

Ndërsa ishte në mbledhje në Kuvend, Taulant Balla merr lajmin më të gëzueshëm në botë


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është bërë baba për herë dytë ditën e sotme, edhe pse ndryshe nga ç’mund të ndodhte në një ditë të zakonshme, ai nuk ka qenë dot i pranishëm në maternitet gjatë lindjes.

Vetëm pasi u  vendos mbyllja e takimit të sotshëm, Taulant Balla është larguar me shpejtësi drejt maternitetit Mbretëresha Geraldine ku e prisnin  Irisi dhe vajza e tyre e sapo ardhur në jetë.

Taulanti dhe Irisi janë prindër të një djali, Robinit. Iris mesa duket e ka kuptuar dhe një herë sot, sesi është të martohesh me një politikan.

 

 

© Panoramaplus.al