7 Mars, 2025

Millie Bobby Brown zbulon emrin e saj të vërtetë: Ja pse e ndryshova


Millie Bobby Brown ka zbuluar se cili ishte emri i saj i vërtetë përpara se ta ndryshonte atë për nevojat e karrierës së saj në industrinë e argëtimit. Aktorja e Stranger Things ka dhënë një intervistë për BuzzFeed dhe aty ka treguar emrin e saj.

Millie Bobby Brown shpjegoi se si asaj i  duhej të ndryshonte emrin e saj të mesëm nga “Bonnie” në “Bobby” kur filloi të aktronte.

“Nuk ia kam thënë askujt këtë. Këtu po e dëgjoni për herë të parë”, tha ajo, me prezantuesin të habitur nga deklarata e saj.

Frymëzimi pas “Bobby” ishte babai i saj, emri i të cilit ishte Robert Bobby Brown. Pra, zgjedhja e këtij emri ishte si t’i kushtoja haraç. ” Bobby” ishte më lozonjare,”- shpjegoi aktorja.

Megjithatë, ky nuk është ndryshimi i vetëm që ajo ka zgjedhur të bëjë, pasi së fundmi ka vendosur të adoptojë mbiemrin e bashkëshortit të saj, Jake Bonjovi, me të cilin u martua vitin e kaluar. Madje, në një fotografi që ka postuar pak kohë më parë në Instagram, duket dera e dhomës së saj të zhveshjes, ku shkruan “Millie Bobby Brown Bonjovi”.

© Panoramaplus.al