5 Maj, 2023

“Më kërcënoi me jetë!”,- Kiara përgjigjet pas deklaratës së Teas: Nuk është e vërtetë! Për vëmendje…


Ish-banorja e Big Brother Vip, Kiara Tito e ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshajn, u pyet për deklaratën e Tea Trifonit, e cila tha pak më parë në studio se kunati i moderatores e ka kërcënuar me jetë.

Kiara e mohoi deklaratën duke thënë se e gjitha është bërë për famë nga Tea.

Pjesë nga intervista:

Donaldi: Kishim Tean pak më parë dhe tha se burri i tezës së Kiarës më ka kërcënuar.

Kiara: S’është e vërtetë.

Donaldi: Ishte shume e prekur.

Kiara: Vërtetë?

Donaldi: Po e pyetëm nëse e ke sqaruar me Kiarën, s’kam ça të flas më tha.

Kiara: Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.

© Panoramaplus.al