Oriona Cama është aktorja e mirënjohur e humorit, e cila u bë e famshme me shoun ‘Portokalli’ me rolin e saj si Dona.

Mesa duket ka ardhur momenti që të marrim vesh të reja nga jeta e saj. Sikundër morëm vesh nga Facebook-u saj , ajo ka celebruar ditën e dasmës, sepse në fotografinë e postuar së fundmi është parë e shoqëruar në altar nga babai i saj.
“Dashnia ime! Tullaci im!” – ka shkruar ajo në diçiturën e fotos edhe pse nuk ka dashur të japë shumë detaje lidhur me ceremoninë.
© Panoramaplus.al
