Një 40-vjeçar ka rrëfyer se është në një marrëdhënie të hapur me partneren e tij prej tyre vitesh dhe se të dy shkojnë në festa ku mund të bëjnë seks me persona të tjerë.

Por, ai ka rrëfyer se sa herë merr pjesë në “swingers’ party” së bashku me të dashurën ndihet shumë keq kur shikon që ata e kanë organin gjenital më të madh dhe e kënaqin më shumë partneren e tij.
Rrëfimi për The Deidre:
Sa herë që shkoj në një swingers’ party me të dashurën time, e gjej veten duke i ngulur sytë burrave të tjerë dhe thjesht do të doja që të mund të isha si ata.
Janë aq burrërorë dhe të sigurt saqë kjo më pengon. Si mund të ndaloj së menduari dhe të mësoj të kënaqem gjithashtu?
Unë jam 40 vjeç dhe kam tre vjet me të dashurën time. Ajo është 36 vjeç dhe shumë aventureske gjatë seksit.
Kur u takuam, ajo më tha dy gjëra që ishin të panegociueshme: Nuk donte fëmijë dhe donte të flinte me burra të tjerë.
Ne ramë dakord që në vend që të kishim një marrëdhënie apo afera të hapura, do të shkonim në swingers’ party.
Herën e parë që e pashë duke bërë seks me një burrë tjetër, isha i paaftë që t’i heqja sytë nga ai.
Kishte trup shumë më të mirë se unë dhe organ gjenital të madh. Akoma më keq, dukej se dinte saktësisht se si ta kënaqte të dashurën time.
Ndihesha i dobët dhe i papërvojë në krahasim me të, aq sa nuk bëra seks me askënd atë natë. I thashë të dashurës sime që nuk ndihesha mirë.
Që atëherë, kam qenë njësoj në çdo festë. Kur shoh djemtë e tjerë atje, më humbet dëshira për të bërë seks.
Unë kam filluar ta gënjej të dashurën time duke i thënë se kam kaluar shumë mirë. Madje kam sajuar edhe takime seksuale me femra.
Por ka filluar të ndikojë edhe në performancën time në shtrat në shtëpi. Ndjej sikur ajo duhet të më krahasojë me meshkujt e tjerë që bën seks. Çfarë mund të bëj?
© Panoramaplus.al
